Problemet shtohen për Barçën, lëndohet Dembele

Barcelona konfirmoi lajmin përmes uebfaqes së klubit.

“Testet e së dielës në mëngjes, 6 dhjetor, kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Ousmane Dembélé ka pësuar një zgjatim të muskulit”, nënvizoi klubi.

“Prandaj ai nuk do të konsiderohet për përzgjedhje dhe vijueshmëria dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, u tha në komunikatën e “Blaugranëve”.