Rihapet Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit të rremë me bombë

Kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka rezulutar të jetë i rremë, dhe aeroporti tashmë është i hapur për fluturime.

Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Më herët, Gara tha se pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë evakuuar.

“Adem Jashari” pas kërcënimit të rremë me bombë
Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili gjithashtu rezultoi i rremë.