Cilin lider botëror e vlersojnë më shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut?

Sipas hulumtimit që e zbatoi agjencia ‘Brima’, anëtare e Gallup International, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vlerësohet pozitivisht qytetarët e Maqedonisë. Kancerlarja gjermane ndodhet në vendin e dytë, ndërsa i treti është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në hulumtim janë anketuar 1210 anketues dhe prej tyre 60% janë deklaruar se vlerësojnë pozitivisht presidentin turk Erdogan, ndërsa në vendin e dytë menjëherë pas tij, përkatësisht me 54% nga të anketuarit, janë deklaruar pozitivisht për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila në pjesën më të madhe të botës është në vendin e parë.

Nga anketuesit në vend, 47% kanë mendim pozitiv për presidentin e Rusisë, Vladimir Puytin, 42% për presidentin e Amerikës, Donald Trump, ndërsa në vendin e fundit ndodhet presidenti i Emmanuel Macron, ku 21% e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv dhe3% prej tyre janë deklaruar se nuk kanë prirje ndaj tij.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tashmë për dy vite radhazi është e parë në listën e liderëve global në botë në nivel global. Menjëherë pas saj vjen presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili ishte i pari në listë para tre viteve kur u zgjodh për president. Në fakt këto dy persona janë të vetmit liderë që janë vlerësuar pozitivisht në këtë hulumtim e që përfshin 50 shtete. Anketa tregon se presidenti amerikan dhe ai rus arritën percepcione të njëjta si vitin e kaluar, -27, përkatësisht minus 17, ndërsa rejtingu u kryeministrit Netajnahu është në rënie.

Puna në terren, në nivel global është zbatuar nga tetori deri në dhjetor të vitit 2019, ndërsa të intervistuar janë përfshirë 45.676 persona. Në çdo vend, përfshihen rreth 1.000 gra dhe bura që intervistohen sy në sy, përmes telefonit apo online.