Çifti që stërviten së bashku, Rita Ora dhe Taika Waititi nuk i ndahen njëri-tjetrit as në palestër

Ata e nisën lidhjen e tyre në mars, pas njohjes në Australi.

Dhe Rita Ora dhe Taika Waititi dëshmuan se janë ende po aq të fortë sa kurrë më parë, kur shkuan për një djerësitje në një palestër në Darlinghurst të shtunën, shkruan DailyMail.

Rita, 31 vjeçe, dukej e bujshme me format e saj të trupit, teksa u pa në rrugë me një bluzë të hollë dhe geta sportive, duke treguar barkun e saj të sheshtë.

Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj sportive me një palë atlete të bardha dhe një kapele bejsbolli jeshile, ndërsa në fytyrë kishte vënë një palë syze dielli të mëdha.

Ajo e kombinoi gjithashtu pamjen e saj me një kapuç dhe çantë dore të markës “Louis Vuitton”, ndoshta në nderim të mikut të saj dhe drejtorit artistik të markës, Virgil Abloh.

Fatkeqësisht, ai vdiq muajin e kaluar pasi luftoi me një kancer të rrallë.

Rita i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme, përpara se t’i kapte në stilin e një bishti.

Ndërsa dyshja nuk u fotografuan së bashku, i dashuri i saj Taika Waititi, 46 vjeç, u pa gjithashtu duke dalë nga palestra dhe duke u futur në një automjet aty pranë.

Ai dukej i lezetshëm i veshur me një bluzë të bardhë, kapuç të verdhë dhe pantallona të shkurtra të zeza të kombinuara me një palë atlete të zeza.

Për aksesorë, regjisori kishte vendosur në kokë një kapele bejsbolli në ngjyrat bardh e zi dhe syze dielli dhe dukej në humor të mirë.

Rita ndodhet në Australi për të xhiruar “The Voice: Generations” dhe sezonin tjetër kryesor të “The Voice Australia”.

I dashuri i saj gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në fazën e post-produksionit.

Rita dhe Taika thuhet se po ecin kaq shpejt në marrëdhënien e tyre saqë kanë filluar të diskutojnë martesën, tha një burim për New Idea në gusht.

“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha burimi i brendshëm.

“Të gjithë rreth tyre e minimizojnë atë si shaka flirti, por [Rita] padyshim shpreson se kjo është e vërtetë”, vazhdoi burimi, duke shtuar se ylli interpretues i këbngës “Hot Right Now” është “absolutisht e fiksuar” pas të dashurit të saj, fitues të çmimit “Oscar”.

Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmave, Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

Ish-çifti kanë së bashku dy vajza: Te Hinekāhu dhe Matewa Kiritapu.