Chollet pas takimit me Osmanin: SHBA e zotuar fuqishëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ky i fundit ka njoftuar për takimin në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se SHBA-ja është e përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“U takuam sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe zotimin e fuqishëm të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për refugjatët afganë dhe Samitin për Demokraci”, ka shkruar Chollet, transmeton Telegrafi.

Të njëjtën deklaratë ai e ka bërë edhe në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në SHBA.

“Më vjen mirë të shoh kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderoi atë për pritjen e afganëve dhe ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter.