Chilwell në dyshim për ndeshjen Angli – Danimarkë

Ylli i Chelsea ka hasur në telashe të tjera, menjëherë pas rikuperimit nga lëndimi.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ben Chilwell, është në dilemë për ndeshjen Angli – Danimarkë.

Këtë e ka konfirmuar edhe selektori i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, i cili ka njoftuar se lojtari po stërvitet i veçuar.

“Ai ka bërë një seancë stërvitore i vetëm. Ne vetëm duhet të shohim si qëndron ai sepse nuk ka qenë i aftë të stërvitet gjatë javës”, ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.

“Kështu, ka shqetësime dhe duhet parë ditët e ardhshme, por ai është aktualisht me grupin”, ka shtuar selektori anglez.

Anglia mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Belgjikës, me rezultatin 2:1, me përmbysje.