Alaba arrin marrëveshje me Juventus?

David Alaba pritet të transferohet në Seri A.

Merkatoja e ardhshme mund ta shoh David Alaba teksa lëviz për të ndërruar skuadër.

Skuadra italiane, Juventus, duket se kanë mposhtur dy skudrat e Mançesterit për nënshkrimin e David Alaba.

Alaba është pajtuar t’i bashkohet Juventusit, kur kontrata e tij me Bayern Munich të skadojë, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi 28 vjeçar është i vendosur të provojë një tjetër ligë, pasi ka kaluar gjithë karrierën e tij me gjigantët e Bundesliga.

Klube si Manchester United, Man City, Paris Saint Germain janë lidhur me austriakun, por duket se Juve ka fituar garën për nënshkrimin e tij.