Barca s’ka kryer punë akoma – synohet largimi i pesë lojtarëve dhe afrimi i tre të tjerëve

Barcelona do të bëjë edhe disa lëvizje para mbylljes së merkatos.

Skuadra katalane ka bërë disa transferime këtë merkato, duke qenë në mesin e skuadrave më aktive këtë afat kalimtar.

Sipas raportimeve të Gerard Romero, Barcelona ka njoftuar krerët e La Liga se synojnë edhe disa lëvizje, përcjell lajmi.net.

Në planet e ‘Blaugrana’ janë largimet e pesë lojtarëve si dhe transferimi i tre të tjerëve.

Emra si Martin Braithwaite e Sergino Dest pritet të largohen, kurse Marcos Alonso e Thomas Meunier pritet të bashkohen me klubin nga ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ato lëvizje që do të finalizohen.