Chelsea dëshiron të rinovojë kontratën e Silvas

37-vjeçari ka kaluar 15 muaj në Londër dhe ka kontratë deri në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Silva ka qenë i lidhur me rikthimin në Brazil te Fluminense gjatë karrierës, por gazetari italian, Nicolo Schira raporton se Chesea nuk dëshiron ta lejojë futbollistin të largohet.

Chelsea dëshiron të bind brazilianin që të vazhdojë të qëndrojë në “Stamford Bridge” deri në fundin e sezonit 2022/23, derisa edhe ish ylli i PSG-së dëshiron të qëndrojë.

Silva këtë edicion në të gjitha garat ka zhvilluar 12 ndeshje për Chelsean.