Barcelona e do yllin e Salzburgut, ofron 40 milionë euro gjatë javës

Me ardhjen e Xavit në skuadër, pritet të bëhen disa ndryshime, ku do largohen disa lojtarë dhe do vijnë përforcimet e radhës, transmeton lajmi.net.

Sport1 raporton se Xavi e do me çdo kusht yllin e RB Salzburgut, Karim Adeyemi, ngase është admirues i madh i futbollistit.

Barcelona do bëjë një ofertë gjatë javës në vlerë 40 milionë euro, ndërsa gjermanit do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare.

Raporti shton se edhe Adeyemi është i interesuar për Barcelonën, derisa kërkohet edhe nga klubet e tjera të mëdha, si PSG, Real Madrid dhe Borussia Dortmund.