Chelsea afër marrëveshjes me trajnerin e njohur italian, ditët e Pochettinos në klub janë të numëruara

Një ish-fitues i Ligës Premier është lidhur me një kalim tek Chelsea, teksa e ardhmja e Pochettinos në “Stamford Bridge” po vazhdon të jetë temë diskutimi nëpër media.

Javën e kaluar Pochettino kishte dhënë se ai ka marrë mbështetjen e pronarëve Todd Boehly dhe Behdad Eghbali pas humbjes me rezultat 4-2 ndaj Ëolvesit.

“Unë kam marrë një mesazh mjaft të mirë pas ndeshjes me Wolves nga pronarët, ne qëndrojmë të gjithë së bashku”, kishte thënë Pochettino.

Pak ditë më vonë, Chelsea mori një fitore bindëse me rezultat 3-1 ndaj Aston Villës, rezultat ky që sadopak e lehtësoi presionin mbi supet e Pochettinos.

Jose Mourinho, Hansi Flick, Zinedine Zidane dhe Roberto De Zerbi ishin disa nga kandidatët potencial për të zëvendësuar Pochettinon në rast shkarkimi.

Por, një emër surprizë që po përmendet orëve të fundit është ai i ish-trajnerit të Interit dhe Manchester Cityt, Roberto Mancini.

59-vjeçari i cili momentalisht është në krye të kombëtares së Arabisë Saudite, po pëlqehet shumë nga bordi i klubit tek Chelsea.

Në fakt, ata raportohet se nuk kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje me trajnerin italian për pjesën finale të sezonit, duke sugjeruar se ai mund të marrë drejtimin e klubit londinez para përfundimit të sezonit 2023/2024.

Kujtojmë se Mancini e kishte udhëhequr Manchester Cityn drejt titullit të parë të Ligës Premier në 2012, para se të shkarkohej një vit më vonë.