Çitaku, Kurtit: Trego, a e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pasë një gjuhë të paqartë në postimin e tij të fundit në platformën e rrjeteve sociale X, që më herët njihej si Twitter.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri që të jetë më i qartë derisa shprehet për zbatimin e disa masave për të cilat, sipas saj, nuk i ka specifikuar.

“Në Twitter, me një gjuhë të paqartë, duket se Kryeministri qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njëjtë. Po flet për disa informata gjithëpërfshirëse që do të bëhen të ditura ditëve në vijim”.

“Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam?  A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zmbrapsje tjetër?  Sinqerisht nuk të kuptova”, ka thënë Çitaku. /Klankosova.tv