Charles Michel: Neve na duhet Ballkani Perëndimor, Ballkani Perëndimor ka nevojë për ne

Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, duke i prezantuar konkluzionet e Këshillit të fundit të BE-së, të mbajtur më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, theksoi se “Ne kemi nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe Ballkanin Perëndimor ka nevojë për ne”. Ai gjithashtu shtoi se duhet të rivitalizohet procesi i zgjerimit. Kjo është arsyeja pse takimi me liderët e vendeve të rajonit është mbajtur para Këshillit të BE-së, tha ai.

“Debati ishte i hapur, i sinqertë dhe gjithashtu i prerë me krerët e shteteve dhe qeverive të këtyre vendeve. Ne kemi vendosur të rivitalizojmë angazhimin tonë me këtë rajon. Ne duam të rivitalizojmë procesin e zgjerimit. Dhe ne duhet të shohim se si t’i kapërcejmë pengesat”, tha Charles Michel – Kryetari i Këshillit Evropian.