Çfarë po paralajmëron Fjolla pas sherrit viral me Olti Currin?

E krejt kjo nisi pas deklaratave të rënda që Olti i tha me plot ironizim për Fjolla Morinën, shkruan lajmi.net.

 

I ftuar tek Besim Dina në “Oxygen” ai u shpreh se Fjolla nuk ka zë për të kënduar.

“Në bibël e para thuhet e para ishte fjala, lerë ca thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës – kush ishte e para? E para ishte Fjolla, po po Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte, pe dijmë gjith është një vajzë që kur këndon duket sikur flet në telefon. Por megjithatë është ngjitur në skenën e festivalit duke qenë në një rresht me Aurela Gacen, Irma Libohoven e Ledina Çelon”, u shpreh Olti në emision.

Tutje nuk kanë munguar as reagimet nga ana e Fjollës e cila ia kërkoi blogerit që të merret me femrat e Shqipërisë.

“Oj zibi pa mu nuk dhez, fort keni qef me ma xiglu, pa mu nuk ju dhez as emisioni. Kqyr merru me ato zibit anej ka shqipnia se ma keni tesh”. Veq je ti se moti i kishe la specat” u shpreh Fjolla duke etiketuar vet Oltin në storiet e saj.

Pas kësaj Fjolla Morina ka postuar një foto në instagram, por që me anë të mbishkrimit ka pyetur ndjekësit se a do kishin dëshirë ta shihnin Fjollën në një emision që sipas saj do e ‘rrëzonte përtokë’ showbizin.

“Qa po jau merr menja me bo une ni emision me myt krejt showbizin pertoke, ne cilin tv kishi dasht mem pa? 😅 Pergjigjet e juve i marr parasysh💣💣💣”, ka shkruar Fjolla ku mori përgjgije negative nga ndjekësit e saj./Lajmi.net/