Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: 85 orë mbrojtje, e pamundur t’i thyesh mbrojtësit tanë

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov ka publikuar një foto me presidentin  Volodymyr Zelenskyy.

Reznikov përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se janë bërë 85 orë mbrojtje dhe “është e pamundur t’i thyesh mbrojtësit tanë”, transmeton Klankosova.tv.

“85 orë mbrojtje. Frikësimi i Ukrainës është i pakujdesshëm. Është e pamundur t’i thyesh mbrojtësit tanë, për më tepër është e pamundur ta bësh Kievin të lërë armët. Kohët janë të vështira, por do të kalojnë. Ukraina do të fitojë. Ne tashmë po fitojmë. Prandaj, i këshillojmë pushtuesit të shkojnë në shtëpi. Nuk është shumë vonë”, ka shkruar ai në Twitter.