Çfarë po ndodh me Getinjon? Reperi ‘zhduk’ çdo gjurmë nga Instagrami

Getinjo është shkëputur për një kohë nga Instagrami.

Getinjo është njëri prej emrave më aktiv në skenën muzikore shqiptare, i cili punon vazhdimisht rreth projekteve të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Reperi, së fundi vendosi që t’i fshijë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram dhe të shkëputet nga ky rrjet për pak kohë.

Këtë gjë, Getinjo tha se e vendosi për disa arsye personale, por nuk preferoi të japë më shumë sqarime.

“Per disa arsye private nuk do te jem aktiv per nje kohe ne instagram! Respekte dhe shihemi kismet”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Rrezikim” titullohet projekti i fundit muzikor nga Getinjo, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Mossin.