Pas rrëzimit në skenë, del tjetër video e Taynës duke bërë ‘twerk’ para publikut

Ditë më parë bëri bujë në publik një video e Taynës, nga një incident i vogël që i ndodhi në skenë.

Teksa po këndonte para fansave, në një moment reperja u rrëzua në mes të skenës, shkruan lajmi.net.

Por, fatmirësisht ajo nuk ishte lënduar dhe vazhdoi koncertin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Tayna njihet për performancat e ‘zjarrta’ në skenë, e një të tillë e kishte në koncertin ku bëri ‘twerk’ para publikut.

Ajo ishte veshur në të zeza, teksa zgjedh që në një moment të provokojë keq me lëvizjet në mes të skenës.

Pas videos që bëri bujë nga momenti kur Tayna ishte rrëzuar në skenë, tashmë po qarkullon kjo video e Taynës nga performanca e ‘nxehtë’ e saj.

Kujtojmë se “Edhe ti” titullohet projekti i fundit i Taynës, këngë kjo në bashkëpunim me Mozzikun.