Modelja e njohur merr masa serioze kundër koronavirusit

Ajo befasoi me mënyrën se si u shfaq nga aeroporti.

Naomi Campbell ishte veshur me një kostum të bardhë, syze e maskë kirurgjikale si dhe doreza, teksa publikoi edhe një tjetër video të realizuar më parë me mjete mbrojtëse, pas frikës nga koronavirusi, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Një video që ajo postoi vitin e kaluar duke pastruar vendin e saj në aeroplan u bë virale kohët e fundit pas  shpërthimit global të koronavirusit.

Naomi Campbell përmes një postimi në Instagram të mërkuren, zbuloi metodat e saj mbrojtëse për të qëndruar larg virusit gjatë udhëtimit.

Modelja britanike, 49 vjeç, postoi një fotografi të saj në një kostum të bardhë, të kompletuar me syze, një maskë blu të fytyrës dhe doreza kirurgjikale rozë.

Fotografitë vijnë pasi më shumë se 4,000 njerëz të infektuar me koronavirus konfirmohen se kanë vdekur dhe më shumë se 110,000 janë infektuar.

Sëmundja mund të përhapet në mes njerëzve vetëm përmes kollës dhe teshtitjes, duke e bërë atë një infeksion jashtëzakonisht ngjitës. Dhe gjithashtu mund të përhapet edhe përpara se dikush të ketë simptoma.

Besohet se depërton në pështymë dhe madje edhe përmes ujit në sy, prandaj kontakti i afërt, puthjet dhe ndarja e enëve të përbashkëta janë të gjitha të rrezikshme.

Naomi postoi një video të ngjashme në YouTube vitin e kaluar,  teksa po pastronte vendin e saj në avion, në të ajo tregoi ‘rutinën e aeroportit’ kur po udhëtonte nga Franca për në Katar.