Cfarë është procesi i skriningut?

Pas mbedhjes ndërqeveritare mes RMV-së dhe BE-së që u zhvilluar të martën në Bruksel, zv.kryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka sqaruar çfarë nënkupton procesi i skriningut, që këto ditë është përmendur shumë ne media dhe që i referohet çeljes së negociatave për anëtarësim, shkruan gazeta LAJM.

“Skriningu është prezantim analitik i situatës në vendin kandidat për anëtarësim në BE në raport me nivelin e përshatjes që ka në raport me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht nivelin e përshtatjen në implementimin e saj. Do të thoja, operacion formal dhe teknik që e kryen Komisioni Evropian që është shumë e rëndësishme për të pasur pasqyrë të qartë ku qëndrojmë dhe cfarë duhet të bëjmë në vitet që pasojnë. E gjithë kjo për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian me të drejta të plota. Ky proces – Skriningu përbehët nga dy faza: 1. Skriningu sqarues ku Komisioni Evropian vendit kandidat i’a prezanton aktet kryesore juridike të secilit kapitull dhe 2. Skriningu bilateral, ku vendi kandidat, repsektivisht ne, prezantojmë nivelin e përshatatjes së legjislacionit në përputhje me aktet e prezantuara të BE-së, gjatë fazës paraprake – skriningut sqarues, por njëkohësisht edhe kapacitetet institucionale dhe zbatimin e ligjeve. Skriningu do të zhvillohet në nivel të klasterëve (6 të tillë)”, tha mes tjerash, Mariçiq. /Gazeta LAJM