“Certifikata e vaksinimit turp për civilizimin evropian”, Panovski propozon heqjen e masës

Mikrobiologu Nikolla Panovski e vlerëson të drejtë vendimin e disa shteteve që të heqin masën për kërkim të certifikatave Covid për të hyrë në disa ambiente.
Njerëzve të shëndosh nuk duhet të ju kufizohet liria e lëvizjes, vlerson Panovski. Sipas tij është absurde që tu kërkohet kushte personave që nuk janë të sëmurë. Mjeku thotë se në vendin tonë nuk kontrollohen si duhet certifikatat dhe se shumica e të rinjve kanë dokumente të falsifikuara. Ai pret që Minsitria e Shëndetësisë në pajtim me situatën epidemiologjike ta tërheq këtë masë.

“Gjithnjë kam thënë se është turp për BE, për civilizim evropian masa të këtilla, që janë të kundërta me ligjin dhe të drejtat e qytetravë. Nuk kanë indikacion mjekësor, me këtë masë asgjë nuk kemi shpëtuar, të mos flasim për te ne, se edhe ashtu nuk ka rol ngaqë nga 5 metra shikohet a ke ose jo certifikata”, tha Panovski para kamerës së TV21.