Cënim i intelegjencës kolektive !

Shkruan: Qenan Aliu

Në rrjetet sociale dhe mediatike, shohim SPOTE e dëgjojmë thirje të fuqishme me karakter human, social e kulturor nga të gjitha subjektet politike shqiptare. Megjithate, ka edhe ca të atillë që pa zgjatur duhet të shmangen nga eteri, sepse skajshmërisht cënojnë INTELEGJENCËN KOLEKTIVE të rinisë shqiptare dhe më gjërë.
Ali AHMETI fuqishëm dhe mjaft simpatik komunikon me Blertën e vogël, ashtu siç komunikon me dinjitet Ziadin SELA me Drenin apo Bilall KASAMI me shangun simpatik të kafesë Me ka krejt, apo Menuh Thaçi me më të zotët nga rradhët e tij, por ajo që dua të vë në spikamë është: PSE duhet të falemenderohet një politikan për ate që qytetari merë çertifikatën e lidjes apo letërnjoftimin, ky është obligim i organit kudo të shkojsh nëpër botë. Nuk mendoj se ky spot mund të jetë i ekipit profesional të propagandës , më shumë ma mer mendja se mund të jetë i ideuar nga ndonjë POLTRON i partisë që dëshiron me diçka të tillë stereotipe ti VARDISET të parit të partisë.
Shmangeni nga eteri këtë cënim të intelegjencës kolektive sepse nuk ka kuptim, kjo do të jetë në favor të shëndetit politik të partisë.
Nëse me keni mirëkuptuar paraprakisht JU FALEMENDEROJ !