Çaushi, njeriu që e detyroi Ali Ahmetin të shkëputet nga Nikolla Gruevski!

Në opinion janë shfaqur “bomba” të reja, në të cilat ish-kryeministri dhe presidenti aktual i LSDM-së Zoran Zaev dyshohet se dëgjohet duke biseduar me një person të panjohur.

Në njërën prej “bombave” ata flasin për PSP-në dhe Orce Kamçev. Në një tjetër bisedë përmendet një emër “Chaush” (Zahir Beqiri-Çaushi, në foto bashkë me Zaevin) dhe gjithashtu gjoja se zëri i Zoran Zaevit flet për VMRO-DPMNE, d.m.th që ai nuk beson se dikush do të votojë përsëri për ta pas 11 vjetësh. “Bombat” e botuara flasin gjithashtu për projekte të financuara nga SOROS.

Në një prej bomba të plasuara dëgjohet një rrëfim i Zoran Zaevit se materialet audio të përgjuara në mënyrë të paligjshme nuk ishin as të sigurta dhe as ishin pronë e partisë. Bashkëbiseduesi e pyet Zaevin pse nuk i besoi dhe i dha bisedimet Chaushit. Ai u përgjigj se kjo ishte e domosdoshme në mënyrë që ata që ishin në gjuhën shqipe të përktheheshin dhe të ishin në gjendje të godisnin Ali Ahmetin. Për këtë arsye, në opinion Çaushi dhe bombat e tij kanë filluar të konsiderohen si shkaku që e ndau Ali Ahmetin nga koalicini gati 10 vjeçar me Gruevskin. Ai me preajrdhje është nga fshatrat e Kumanovës, kurse ishte arrestuar pak para rënies së qeverisë së kaluar.