‘Cat Radio’: Marrëveshje mes United dhe Barcës, De Jong në ‘Old Trafford’ për 85 milionë euro

Frenkie de Jong vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Ylli holandez i mesfushës, Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, ndonëse dëshira e tij është ndryshe.

Manchester United është skuadra që po shtynë për lojtarin dhe tashmë thuhet se mund të ketë një marrëveshje mes Barcës dhe ‘Djajve të Kuq’.

‘Cat Radio’ raporton se është arritur një marrëveshje mes dy klubeve, për shumën që duhet paguar, përcjell lajmi.net.

Man United do t’i paguajë Barcelonës 85 milionë euro për kartonin e Frenkie, por akoma nuk dihet struktura e pagesës.

Lojtari megjithatë, siç thotë Fabrizio Romano, nuk ka dhënë akoma dritën e gjelbër për një lëvizje të tillë.

E vetmja mundësi që mbanë Frenkien në ‘Camp Nou’ është nëse ai pajtohet për të reduktuar pagën e tij.

Xavi dhe udhëheqës të tjerë të klubit i kanë thënë holandezit se largimi i tij nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveç kushteve ekonomike. Mbetet të shihet nëse do të ketë reflektim nga ana e tij.