Carvajal mungon në finale – rezulton pozitiv me Covid-19

Pasi mposhti Barcelonën në gjysmëfinale, Real Madrid siguroi finalen e Superkupës së Spanjës.

Aty do të përballet me skuadrën e Athletic Bilbao, por do të jetë pa shërbimet e Dani Carvajal, përcjell lajmi.net.

Lojtari i krahut të djathtë të mbrojtjes ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Carvajal luajti për 90 minuta në ndeshjen kundër skuadrës së Barcelonës.