Carovska: Vazhdojnë negociatat për ligjin për prokurori publike, zgjedhjet më 12 prill

Konsultimet për ligjin për prokurori publike vazhdojnë edhe sot dhe në momentin kur të plotësohen të gjitha elementet, ai do të vendoset në votim, deklaroi sot nënkryetarja e LSDM-së Mila Carovska në konferencë për shtyp. Zgjedhjet, thotë ajo, janë caktuar për 12 prill dhe ky është rasti, por çdo vonesë dhe manipulim publik nga ana e VMRO-DPMNE-së duke vonuar ligjet kryesore dhe mundësinë për t’i votuar ato, do të sjellin vetëm deri te funksionimi më i gjatë të Kuvendit, por vetë zgjedhjet do të mbeten më 12 prill.

“Ligji për Prokurorinë Publike është duke u negociuar dhe pasi të përmbushen të gjithë elementet, do të vendoset në votim. Të gjithë ata që besojnë se ky vend duhet të ecë përpara, të krijojmë ardhmëri për rininë dhe për të gjithë ne, është me rëndësi të ngrihet dora për atë ligj, në mënyrë që të hapim perspektivat për këtë vend dhe të vazhdojmë të ecim përpara me të njëjtin intensitet, si këto dy vjet e gjysmë”, tha Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetareske.

Sipas saj, qeveria ka konsensus për të gjitha çështjet dhe pasi të shihet se “ligji për prokurori penale duhet të vendoset në agjendën e qeverisë, do të thotë se ka vendim që ligji është i mirë”.

Carovska nuk zbuloi se sa deputetë aktualisht e mbështesin ligjin dhe për çfarë po negociohet.

“Në momentin kur të vendoset në votim do të kuptojmë numrin e deputetëve që kanë qëndruar pas shtetit dhe besojnë se ky shtet duhet të ecë përpara”, tha nënkryetarja e LSDM-së.