Carovska: Mësimi online, edhe në gjysmëvjetorin e dytë

Edhe gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor mund të vazhdojë online, th a ministrja e Arsimit, Mila Carovska duke shtuar se modeli i zgjedhur për zbatimin e mësimit ka treguar rezultate. Carovska më tej shtoi se nxënësit do të kthehen në shkollë kur do të krijohen të gjitha kushtet dhe kjo do varet nga gjendje me Co vid. Carovska theksoi se 90 për qind e nxënësve dhe mësuesve zhvillojnë mësimin në internet pa ndonjë problem.

Modeli që kemi zgjedhur si vend për zbatimin e arsimit në kohën e Co vid ose në vitin aktual shkollor, ka treguar rezultate të suksesshme, mendoj se në këtë mënyrë duhet të vazhdojmë në periudhën tjetër. Nëse krijohen kushte ata do të kthehen, por autoritetet shëndetësore në koordinim me Ministrinë e Arsimit do të vendosin. Ne kemi qëllimin e vetëm për të mbrojtur shëndetin e mësuesve, nxënësve dhe të gjithë popullsisë-tha Carovska.