Capital T zbulon datën e publikimit të këngës së re, ka edhe një mesazh

Rep-artisti ka ditë që ka njoftuar për lansimin e këngës teksa sot e ka bërë publike edhe datën duke zbuluar se projekti është finalizuar, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, Capital T njoftoi se me 27 mars do lansojë këngën e re.

Tutje, me anë të videos ai tha se pas publikimit mund ta thërrisni policinë ose zjarrfikëset sepse do të digjet loja.

Ndryshe, ky është projekti i parë i artistit për vitin 2021./Lajmi.net/