Bytyqi: Për ndërtimin e Korridorit 8 duhet të zhvendosen varrezat e një fshati – arkitektët e projektuan në “Google Maps”

Mbrëmjen e sotme në “Click Plus” në TV21, i ftuar është zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ku në fokus të diskutimeve është ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D.

Bytyqi ka komentuar edhe ligjet e reja që duhet të kalojnë në Kuvend për ndërtimin e korridoreve. Ai mori një shembull me ligjet e sotme ku për ndërtimin e Korridorit 8 duhet të zhvendosen edhe varrezat e një fshati, dhe për këtë ai mendon se duhet të miratohen ligjet e të reja që të mos ndodhin më situata të tilla.

“Për shkak të ligjeve që ekzistojnë sot, ne kemi një projekt të financuar nga BERZH, nga Bashkimi Evropian. Zgjidhja që ata dhanë ishin tre opsione për të zgjedhur dhe arkitektët zgjodhën zgjidhjen që ishte më e mira për ta. Megjithatë, zgjidhja më e mirë kalon nga fshati Bokojçan, ku duhet të zhvendosen shumë shtëpi dhe varreza. Natyrisht, ka pasur ankesa nga qytetarët, por askush nuk e ka marrë parasysh këtë. Ata u ulën atje hapën Google Maps dhe e projektuan. Tani kjo do të shkojë me përmirësimin e ligjeve”, tha Bytyqi.