Bytyqi: Inflacioni ka shënuar rënie në muajin korrik

Rënia e normës së inflacionit vazhdon edhe në muajin korrik 2023, kur u mat një rritje e kostos së jetesës prej 8,4% dhe siç u paralajmërua në muajt e fundit, Qeveria po punon me përkushtim maksimal me të gjitha masat e disponueshme për ta ulur atë në minimum deri në fund të këtij viti kalendarik, për të mbrojtur standardin e qytetarëve, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Këto shifra janë në përputhje edhe me parashikimet e Qeverisë, e cila parashikon që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8,9%.

Nga ana tjetër, kjo Qeveri i kushton vëmendje të madhe krijimit të një klime pozitive biznesi, ku kompanitë do të motivohen të paguajnë paga konkurruese, rritja vjetore e të cilave do të jetë shumë më e lartë se rritja e kostos së jetesës.

Pres që rritja e pagës mesatare të vazhdojë me ritme dyshifrore dhe natyrisht të jetë dukshëm mbi rritjen e kostos së jetesës, që me fjalë tjera do të nënkuptonte edhe një rritje reale të fuqisë blerëse të bashkëqytetarëve tanë”, shkruan Bytyqi.