Aksident në Ohër, ka disa të lënduar

Dje në orën 16 e 30 minuta në SPB Ohër është raportuar se në rrugën “Zheleznika” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Peugeot” me targa të Radovishit, i drejtuar nga 56-vjeçari D.K. nga Ohri dhe automjeti “Fiat Punto” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 50-vjeçari A.R. nga Ohri, njoftojnë nga MPB-ja.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtarja e automjetit “Fiat Punto”, J.R. (75) nga Ohri, të konstatuara në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër.

Lëndime të lehta trupore ka pësuar shoferi A.R. dhe dy bashkudhëtar të tij, G.R. (45) dhe një i mitur, të dy nga Ohri”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë policia nga SPB Ohër.