Bytyqi: Harmonizimi i rrogave do të bëhet përmes dialogut dhe negociatave

Zëvendëskryeministri për Çështjë Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se harmonizimi i rrogave do të bëhet përmes dialogut dhe negociatave, njejtë siç u arrit marrëveshja përmes partnerëve social për rritjen e rrogës minimale, këtë deklaratë Bytyqi e bëri sot, gjatë ekspozesë me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë

Vetëm përmes dialogut mund të arrijmë zgjidhje të qëndrueshme. Përfundoi koha e negociatave në katër sy. Në dy muajt e parë me bisedë arritëm një rritje të pagës minimale dhe një metodologji të re për llogaritjen e pensioneve.

Në vetëm dy muaj, ndikim direkt në standardin e jetesës së mbi 400 mijë qytetarëve. Në një nga krizat më të mëdha ekonomike në botë. Kemi nisur negociatat për hartimin e një Kontrate të re të Përgjithshme Kolektive për të gjithë punonjësit në sektorin publik.

Gjëja më e rëndësishme në këtë proces është të marrim një zgjidhje sistematike dhe ta zgjidhim këtë çështje dhe jo të rihapet vazhdimisht dhe të blejmë pikë politike me këtë temë, që është në dëm të zhvillimit tonë. Nuk mund të presim zhvillim të qëndrueshëm me zgjidhje ad hoc, ka deklaruar Bytyqi. /KlanMacedonia/