Byroja e Statistikave: Pesë në çdo 1 mijë të vrarë në Gaza janë studentë

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave tha se pesë në çdo 1 mijë të vrarë në Gaza janë studentë.

Kjo byro shtoi se 3 mijë e 117 nxënës të regjistruar në shkolla në Rripin e Gazës janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori.

Njëzet e katër studentë u vranë në Bregun Perëndimor, gjatë së njëjtës periudhë.

Të gjitha objektet arsimore në Rripin e Gazës janë mbyllur që nga 7 tetori, që do të thotë se rreth 608 mijë studentë janë jashtë shkollës, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Byroja tha se 70 ndërtesa shkollore qeveritare dhe 145 shkolla të UNRWA-së po përdoren si strehimore për personat e zhvendosur brenda vendit.