UNRWA thotë se pas 48 orëve do të pushojnë operacionet humanitare në Gaza, për shkak të mungesës së karburantit

Operacionet humanitare në enklavën e rrethuar bregdetare do të pushojnë në 48 orët e ardhshme për shkak të mungesës së karburantit.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Thomas White.

Ai tha se më shumë detaje do të jepen më vonë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa nga mungesa e karburantit në Gaza kanë pësuar edhe shumë pacientë nëpër spitale.