Butrint Imeri arrin 500 mijë klikime në versionin akustik të baladës brenda një dite

Pas publikimit të projektit të fundit muzikor, “Phantom” i cili tashmë ka arritur rreth 16 milion shikime, këngëtari kishte paralajmëruar një befasi tjetër për fansat, shkruan lajmi.net.

Siç na kishte paralajmëruar, surpriza e tij erdhi sonte dhe ishte një super baladë dashurie.

Butrinti ka kënduar në mes të dëborës për të gjitha zemrat e vetmuara dhe fansat i janë falënderuar mjaft shumë për këtë video.

a t’merr malli ty qe nuk jena ma
a t’merr malli ty me ma ni at’ za
a t’merr malli ty me m’bertit e me m’sha
tash masi m’ke vra
a t’merr malli me m’pa

nese thom qe flej un’
dije qe po t’rrej un’
se me sy qel un’
per ty endrroj hala
po kjo anderr tmerrshem
qona gotat i thej un’
pse ti ma nuk je
un’ s’po besoj hala

e di je merzit
gjithkah tu pi vena
e di qysh je mrena
lej tash ti kto rrena
ahh e di
qysh jena kon’ mrena
lej tash ti kto rrena
moj LULE E DASHNISE”, është teksti i këngës që po dëgjohet aq shumë.

Ndërsa para disa orësh ai ka zbuluar se tashmë videoja e postuar ka kaluar shifrën prej 500 mijë klikimesh në Instagram dhe sigurisht se po i gëzohet mjaft shumë kësaj arritje./Lajmi.net/