Burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau gruan për supë

Një 60 vjeçar shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën në Gjykatën rajonale ne Innsbruck për vrasje të rëndë.

Burri u akuzua se ka marrë një thikë kuzhine në nëntor të vitit 2021 gjatë një debate me gruan e tij, 50 vjeç, dhe e ka ther me thikë atë plotë 16 herë.

I akuzuari pranoi veprën penale dhe përsëriti rrëfimin në Gjykatë, raportojnë mediat e huaja.

Mosmarrëveshja dyshohet se nisi kur bashkëshortja u përpoq ta detyronte të hante supë në mëngjes.

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Përveç kësaj, ajo dyshohet se “foli keq për vajzën e tij nga martesa e kaluar”, shpjegoi 60 vjeçari para Gjykatës.

Ai ka thënë se “humbi kontrollen, mori një thikë kuzhine dhe e goditi atë”.

Pastaj ai shpjegoi se ka shkuar të fqinji i tij dhe i ka pohuar ngjarjen e rëndë.

Gjatë marrjes në pyetje në nëntor, ai ka deklaruar se është ndjerë i provokuar në debat dhe për këtë arsye ka marrë thikën.