Të dalim nga Open Ballkan, është ide ruse

Shkruan: Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se Shqipëria duhet të dalë nga Open Balkan pasi është një ide ruse.

Në emisionin Now në Euronews Albania Bushati u shpreh se gjëja më e mirë që mund të bëjë Shqipëria kundër Rusisë është të dalë nga kjo nismë, jo të merret me çështjen e disa mediave që gjoja financohen nga Rusia.

Sipas tij, politika aktuale në Shqipëri mbron aksin Moskë-Beograd.