Bumerangu i një votimi!

Medai Shaholli

Dy vjet kanë kaluar qëkurse partitë politike shqiptare papërjashtim kanë votuar pahezitim pro nrdryshimeve kushtetuese të Republikës së Maqedonisë që duheshin bërë pas Marrëveshjes së Prespës si kusht për mosbllokimin nga pala greke në integrimet europia
ne.
Në ato ndryshime nga ana e kryeministrit Zajko dhe shumicës qeveritare nuk u pranua asnjë amandament lidhur me ndryshimin e statusit politik dhe të gjuhës shqipe.

Përkundrazi , DUI dhe partitë e tjera shqiptare nuk insistuan të parashtrojnë amandamente në atë kohë të ndryshimeve kushtetuese me rastin e ndryshimit të emrit kushtetues që kishte Republika e Maqedonisë.
Ndërsa ASH e z.Sela i tërhoqi ato dy amandamente që kishte propozuar në emër të zemërgjerësisë dhe mosbllokimit të proceseve integruese europiane.

Dhe ja sot vjen si bumerang pas dy vitesh ai nen që nuk u ndryshua por u la la në kushtetutë atë ‘kufomë’ që pengon çdo nismë shqiptare se gjuhë zyrtare në Maqedoni është sllavishtja e Zajkos dhe gjithashtu gjuha e 20% rregulluar me ligji, nen i cili lë dykuptimësi sipas pushtetit kur do lë hapsirë dhe kur nuk do e bllokon.

Ankesat e z.Sela për ligjin për shtetësin se nuk ua pranon Zajko janë të kota, pasi ai me këtë arsyetim bën patriotin, por pikërisht është ai neni famëkeq kushtetues që e ndalon këtë favor për qytetarët pasi kërkon që shtetësia mund të merret nga cilido qytetar që njeh gjuhën zyrtare që i bie se është sllavishtja.

Ndaj, loja me patriotin dhe mbrojtësin e shqiptarëve z.Sela nuk ju shkon kur ju bashkë me partitë shqiptare u shitët dhe u bletë te Zajko dhe votuat atë kushtetutë që denigron dhe nuk i njeh identitetin gjuhësor dhe kombëtar të shqiptarëve si popull autoktonnë këto troje.

Prandaj, ‘rrahje e gjoksit për shqiptarizëm’ me ligjin për shtetësinë janë demagogji dhe vetëm fjalë që i merr era, prandaj fajin kërkoni brenda vetes suaj dhe brenda gjithë partive shqiptare që votuan në janar të 2019, për skllavërinë e re për shqiptarët si bashkësi e 20% në kushtetutë me amin të europës plakë.