Bullgaria dërgon për herë të parë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Bullgaria do të dërgojë për herë të parë ndihmë ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Lista e armëve që Bullgaria do t’i dërgojë Ukrainës është e klasifikuar, por zyrtarët e qeverisë kanë thënë se Sofja do të dërgojë kryesisht armatime dhe municione.

Ministri i mbrojtjes Dimitar Stojanov tha se Bullgaria nuk mund të dërgojë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore të prodhimit rus ose avionët luftarakë MIG-19 dhe SU-25, të cilat Kievi dëshiron.

“Ndihma është plotësisht në përputhje me prioritetet e Ukrainës, por ne nuk po dërgojmë sisteme S-300, as avionë MIG-29 apo SU-25”, tha Stojanov për Nova TV.