Bedri Ajdari: Pendarovski i dha “shuplakë” prokurorisë për rastin “Monstra”

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se motivi për rastin Monstra nuk është vërtetuar deri në fund. Në emisionin “Rruga drejt” Pendarovski tha se mbase mund të ketë disa motive të tjera, por motivi për xhihad islamik nuk mban dhe për këtë arsye nuk është vërtetuar asnjëherë.

“Ka dëshmi se këta persona e kanë bërë vrasjen në Liqenin e Smillkovës. Por nuk është vërtetuar ajo që thuhet dhe që unë di, për xhihad, për luftën e shenjtë kundër pa besimtarëve nga myslimanët kundër të krishterëve. Do të thotë se ju e kontestoni edhe motivin aktual për terrorizëm. Sepse aktualisht ata janë dënuar mbi akuzën për terrorizëm. Terrorizëm mund edhe të jetë. Nuk dua të hy në….. Terrorizmi zoti President ka ideologji dhe panik. Nëse nuk e kanë bërë për ideologji, pse? Nuk mund ta di. Atë që e di unë se motivi për Liqenin e Smillkovës nuk është vërtetuar deri në fund”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Kryetari i Këshillit Organizativ për protesta kundër rastit Monstra, Bedri Ajdari thotë se kjo deklaratë e njërit të parë të shtetit hedh poshtë çdo aktakuzë të deritanishme për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në Shkup.

“Me këtë presidenti si instancat më e lartë në shtet i hodhi poshtë të gjitha aktakuzat të cilat i ngarkohen të akuzuarve për këtë vepër. Për neve është një shuplakë të cilën ia dha prokurorisë në këtë rast i cili trajtohet si rast i montuar politik. Ai se tha se nuk i din rastet e montuara politike, por në Maqedoni ka disa të tillë. Po ia rikujtoj presidentit që mua më ka thënë se Zaevi disponon me përgjime të cilat dëshmojnë se këta nuk janë fajtorët. Zaevi edhe vetë e ka thënë se të akuzuarit në rastin Monstra nuk janë fajtor, para meje, para të huajve dhe para gazetarëve”, tha Bedri Ajdari, Kryetar i Këshillit organizativ.

Për vrasjen e katër djemve të rri rreth të njëzetave dhe peshkatarit në vitin 2012 tek Liqeni i Smillkovës, gjykata dënoi me burg të përjetshëm Fejzi Aziri, Haki Haziri, Alil Demiri, Agim Ismailoviq dhe Afrim Ismailoviq. Sami Luta për shkak të mungesës së provave ishte liruar nga akuza. Në dhjetor të vitit 2017 rasti shkoi në rigjykim, ndërsa më shkurt të vitit 2021, gjykata dënoi Alil Demirin, Agim dhe Afim Ismailoviqin me burg të përjetshëm, ndërsa Fejzi Haziri dhe Haki Aziri u dënuan me 15 vite dhe 9 vite burg. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq u dënuan në mungesë. Autoritetet disa herë kanë kërkuar ekstradimin e tyre nga Kosova, por institucionet e Kosovës kanë refuzuar kthimin e tyre para organeve të drejtësisë në Shkup me arsyetimin se kërkesa për ekstradim nuk është e mbështetur në dëshmi të mjaftueshme. /Alsat.mk