Bujku 58-vjeçar vdes duke punuar

Një bujk 58-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet që ka marrë deri sa po punonte tokën me traktorin e tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

“Më datë 25.03.2023, në ora 12:00 është raportuar se në fshatin Saçevë të Strumicës, në vendin e quajtur Axhimerki, V.T.(58) nga i njëjti fshat, duke kryer punë bujqësore me traktor në arën e tij, në të cilën ka pasur gypa metalikë për folie të plastikës, ka pësuar lëndime, e më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, shtojnë nga MPB.