Buffon nuk ka ndërmend të ndalet, pritet edhe një vit rinovim me Juven

Ndonëse në moshën 42-vjeçare, portieri legjendar italian Gianluiggi Buffon nuk ka ndërmend të ndalet, pasi kërkon të rinovojë kontratën me Juventusin për të paktën edhe një sezon tjetër, dëshirë këtë që e ka shprehur edhe publikisht.

Ndonëse kishte dyshime, drejtuesit e klubit bardhezi, me urdhër edhe të presidentit Agnelli, kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën ish kapitenit dhe t’i ofrojnë një kontratë tjetër një vjeçare, për të qenë sërish numri 2 i kuadratit, pasi titullar është polaku Szczesny.

Gjatë këtij sezoni Buffon është aktivizuar në 7 ndeshje, duke i dhënë mundësi Szczesnyt të pushojë, por njëkohësisht duke ofruar garanci në kuadrat me pritjet e tij, që konfirmojnë se pavarësisht moshës, ende nuk i ka humbur reflekset.