Butrint Imeri paralajmëron diçka të re

Shumë prej këngëtarëve tanë kanë publikuar këngë të reja, disa prej tyre me klipe të realizuara në kushte shtëpie.

Një projekt i ri duket se është rrugës edhe nga këngëtari Butrint Imeri, së paku kështu la të kuptohet me postimin e fundit.

Artisti publikoi një fotografi në Instagram, ndërsa në mbishkrimin që ia la shkruan “diçka ka t’re 🙂”.

Fansat e tij presin me padurim që ai të sjellë edhe një këngë të re, ani pse nuk ka saktësuar që së shpejti lanson atë projekt.

“Për një dashuri”, titullohet projekti i fundit i Butrint Imerit, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, këngë e cila numëron afro 10 milionë klikime në YouTube.