Britania: Putin do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë

Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë në gjykatën penale ndërkombëtare në Hagë, sipas një deklaratë të sekretarit të shëndetësisë, Sajid Javid, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në mbledhjen e provave të nevojshme, shkruan The Guardian

Javid reagoi edhe ndaj lajmit se një grua shtatzënë kishte vdekur në sulmin e maternitetit në Mariopul.

“Këto janë mizori të tmerrshme të kryera ndaj civilëve të pafajshëm në Ukrainë nga rusët”, tha Javid, duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte raporte për 31 sulme deri më tani në objektet shëndetësore.

“Këto janë krime lufte dhe Putin do të mbajë përgjegjësinë”, shtoi ai.

I pyetur se si do të ndodhë diçka e tillë, Javid tha: “Ai do të mbajë përgjejgësi dhe do të dënohet nga gjykata ndërkombëtare. Sot, sekretari i drejtësisë, kolegu im, do të shkojë në Hagë dhe do të takohet atje me kryeprokurorin duke ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të mbledhur prova në krimet që kanë ndodhur në Ukrainë.

/abcnews.al