Brenda 10 viteve: 5 histori dashurie – Dua Lipa thyen rekorde

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa komentohet gjithmonë në mediat rozë për karrierën e saj.

Përveç karrierës, muzikës e punës, Dua është kryefjalë e mediave rozë për jetën e saj private e sidomos atë sentimentale.

Që nga viti 2013 kur Dua po tentonte të “shpërthente” në tregun muzikor të Britanisë së Madhe, ajo filloi të përflitet për një lidhje dashurie me këngëtarin shqiptar Ledri Vula.

Ata u panë bashkë shumë herë në rrjete sociale por asnjëherë nuk e pohuan e as nuk e mohuan një lidhje mes tyre.

Nëse kjo ka qenë shoqëri apo dashuri nuk dihet ende, por ndarja ka qenë shumë paqësore pasi që prindërit e tyre kanë vazhduar të mbesin shok, ndërsa në vitin 2021 Dua ka publikuar fotografi me Ledrin, partneren dhe vajzën e tij.

Ledri Vula duket të ketë qenë një “macë e zezë”, në dashurinë e Dua Lipas.

Ajo tash e 10 vite ka krijuar edhe disa lidhje të tjera të dashurisë të cilat nuk i kanë ecur mirë, e mund të konsiderohet edhe si e pa fat në dashuri.

Lidhja e saj më e gjatë e dashurisë i përket viteve 2013-2019, me ish partnerin e saj modelin dhe kuzhinierin Isaac Carew.

Këto gjashtë vite të lidhjes së tyre kanë qenë me shumë ndarje dhe ribashkime.

Ndarja e tyre e pare ishte në vitin 2017 kur Dua nisi një romance dashurie me Paul Klein, këngëtarin kryesor të grupit rock LANY. Kjo romance mes tyre përfundoi në janar të 2018-tës ku ajo u rikthye me ish të dashurin e saj Isaac Carew për tu ndarë përsëri në qërshor të vitit 2019.

Isaac e vizitoi Kosovën gjatë vitit 2018 në Sunny Hill Festival, bashkë me Duan dhe familjen e saj.

Arsyeja e ndarjes mes Duas dhe Isaac Carew, sipas disa burimeve të “The Sun” duket të kenë qenë angazhimet e shumta dhe të ndryshme të secilit prej tyre.

Paul Klein dhe Dua Lipa nuk e zgjatën shumë lidhjen mes tyre, pasi që kjo ishte një pauzë mes lidhjes së saj me Isaac Carew dhe sipas disa burimeve Dua nuk ka mundur të harroj kujtimet me këtë të fundit duke bërë kështu të ndahet me këngëtarin e rock grupit Lany.

Dua Lipa vendosi të mos rri gjatë beqare dhe e vetme duke krijuar menjëherë një lidhje tjetër me Anwar Hadid.

Partner Dua Lipas në periudhën 2019 – 2021 ishte vëllai i Bella dhe Gigi Hadid. Kjo e fundit ishte edhe ajo që i njohi Duan dhe Anwar pasi që kishin shoqëri shumë të mirë bashkë.

Dua dhe Anwar u panë publikisht së bashku në festivalin muzikor britanik ‘Summer Time Hyde Park’ në korrik 2019 dhe madje u fotografuan duke u puthur!

Në një intervistë të Duas me British Vogue në vitin 2021, ajo ka treguar për marrëdhënien e tyre duke thënë se kanë shumë kujtime të mira bashkë por që kanë vendosur t’i mbajnë private.

“Ne do të iu tregojmë vetëm aq sa duhet të shihni”, ka thënë Dua për lidhjen e saj me Anwar Hadid.

Në 2019 Anwar ishte në Kosovë me Duan dhe familjen e saj për “Sunny Hill Festival” ndërsa në 2021 ishte në Shqipëri ku Dua qëndroi disa javë për pushimet verore, mes Tiranës, Krujës dhe jugut të Shqipërisë.

Edhe pse Anwar Hadid u pa me veshje kombëtare teksa mori edhe fanelën e ekipit të Tiranës nga kryebashiaku Erion Veliaj, lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë.

“The Sun” raportoi fillimisht se çifti ishte në krizë në fund të 2021. Ata nisën të jetonin në largësi për t’i dhënë fund përfunimisht lidhjes në nëntor.

Pas ndarjes me të Dua në shumë prej intervistave ka thënë se kapitulli i ardhshëm i jetës së saj është që të jetë vetëm sepse ajo ndihej më mirë.

Gjatë periudhës së viteve 2021-2023, emri i Dua Lipas lakohej në media vetëm për muzikën dhe këngët e shumta të saj te cilat gjithmonë pushtonin skenat muzikore.

Në muajt e parë të vitit 2023, Dua Lipa u pa me regjisorin Romain Gavras.

Këngëtarja, 27-vjeçe, u pa duke lënë pas ndejën e BAFTAs në Chiltern Firehouse në Londër me Romain, 41-vjeçar. Ai ishte parë duke mbajtur një distancë pas saj me një pallto të zezë dhe një kapelë të zezë bejsbolli, që ia mbulonte një pjesë të fytyrës.

Disa burime të “The Sun” kanë treguar se dyshja kanë qenë duke kaluar momente bashkë fshehtas mediave dhe ndjekësve të tij.

Romain Gavras pak kohë më parë ka pasur një lidhje dashurie edhe me këngëtarën tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Oran me të cilën është ndarë.

Gavrasit duket se nuk po i ecin mirë punët me vajzat shqiptare, pasi që në fillim të muajit dhjetor është ndarë gjithashtu edhe me Dua Lipan.

Dua Lipa përveç se ka treguar që lidhja e tyre ka filluar në mars të 2023 dhe ka përfunduar në dhjetor të po këtij viti, ka thënë se ajo tani dëshiron të fokusohet në albumin e saj të tretë i cili nuk është publikuar ende.

Viti 2024 me siguri që do të jetë një “boom” i Duas në muzikë ndërsa për pjesën sentimentale të jetës së Dua Lipas gjithçka është e mundur. /Lajmi.net/