Arsenali po e lejon largimin e dy yjeve të skuadrës në janar

Arsenali thuhet se është i hapur për të lënë Takehiro Tomiyasu dhe Reiss Nelson të largohen si huazim muajin e ardhshëm.

The Sun raporton se Topçinjtë janë të etur për të nënshkruar me një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Megjithatë, disa lojtarë aktualë do të duhet të largohen për t’i hapur rrugë afrimeve të reja në klubin londinez.

Dhe sipas asaj që ka raportuar The Sun, Tomiyasu dhe Nelson janë dy lojtarët që do të sakrifikohen nga trajneri Mikel Arteta.

Napoli mësohet se është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut si huazim në janar, ndërsa Nelson pritet të mbetet në Ligën Premier.

Përpara lëndimit të tij, Tomiyasu ishte duke luajtur rregullisht, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Ndërkohë Nelson nuk ka pasur shumë minuta dhe disa skuadra në Angli kanë shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin anësorë.