Bota në karantinë – Çfarë po ndodh sot me koronavirusin COVID-19

Kreu i OBSH deklaroi në një konferencë për shtyp se situata është shqetësuese duke e shpallur më tej COVID-19 një pandemi botërore.

Ditën e djeshme zhvillimet mbi koronavirusin e ri morën një tjetër rrjedhë.

Kreu i OBSH deklaroi në një konferencë për shtyp se situata është shqetësuese duke e shpallur më tej COVID-19 një pandemi botërore.

Kjo do të thotë se sëmundja është shpërndarë në pjesën më të madhe të globit ku dhe priten raste të reja orët në vijim.

Çfarë po ndodh në botë?

Që pas këtij lajmi të paralajmëruar nga OBSH, vendet kanë marrë masa drastike për parandalimin e këtij infeksioni.

Teksa Italia me më shumë se 60 milionë banorë është vetizoluar tërësisht edhe vende të tjera kane kufizuar lëvizjet.

Pak orë më parë Presidenti i Amerikës Donald Trump deklaroi se do të kufizojë të gjitha fluturimet me Evropën për një periudhë 30 ditore, por do të vazhdojnë ato me Mbretërinë e Bashkuar.

Vende nga e gjithë bota kanë kufizuar dhe minimizuar lëvizjet dhe jetën normale në to.

SHBA-të po përgatiten për një ligj të veçantë mbi koronavirusin në mënyrë që të ndihmojë të prekurit nga virusi dhe të financojë ata që po vetizolohen në shtëpi.

Japonia nga ana tjetër po diskuton anulimin e Lojërave Olimpike për këtë vit për shkak të COVID-19.

Kina ka shënuar së fundmi numrin më të ulët të rasteve ndërsa Koreja e Jugut ka konfirmuar 114 raste të reja vetëm sot.

Italia po ashtu vazhdon të këtë një situatë të rënduar dhe shtim të rasteve. Që pas deklarimit të pandemisë ditën e djeshme janë mbyllur edhe shumica e dyqaneve dhe supermarketeve.

Franca numëron me shumë se 2 mijë të infektuar dhe 48 vdekje teksa po shton numrin e shkollave dhe qyteteve të izoluara.

Në Greqi është shënuar viktima e parë nga ky virus dhe janë pezulluar shumica e aktiviteteve publike.

Si është situata në Kosovë?

Në Kosovë, zyrtarisht, nuk ka asnjë të infektuar me virusin korona. Mirëpo, mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa kundër koronavirusit:

Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.

Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjet të PK-së.

Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

— Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

— Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

— Të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

— Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

— Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

— Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Po Shqipëria?

Që prej të hënës vendi është prekur nga COVID-19 ndërsa ditën e djeshme u shënua edhe viktima e parë.

Ditën e sotme Shqipëria shënon 15 të infektuar dhe më shumë se 100 të dyshuar me koronavirus.

Shteti Shqiptar ka pezulluar çdo aktivitet dhe lëvizje të qytetarëve duke këshilluar qëndrimin sa më shumë në shtëpi.

Shkolla, bare, restorante, disko apo ambiente të tjera me shume njerëz janë mbyllur deri me datë 3 prill.

Transporti publik është pezulluar deri në një moment të dytë po ashtu.

Këto masa janë marrë për Tiranën e Durrësin, por situata mund të përshkallëzohet edhe në te gjithë vendin.

Mjekët shprehen të shqetësuar për përballimin e kësaj situate nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë, teksa vetëm dje në numrin e urgjencës 127 janë regjistruar më shumë se 10 mijë telefonata.

Sipas të gjitha gjasave dhe paralajmërimeve nga Ministria e Shëndetësisë në vend numri i të prekurve do të shtohet javën që vjen.

Ekspertët bëjnë apel të qëndroni në shtëpi në çdo rast dhe të telefononi numrin 127 nëse keni shqetësime shëndetësore.