Borisovi pas zgjedhjeve: Ju ofroj Qeveri ekspertësh

Kryeministri i deritanishëm, Bojko Borisov ka fituar në zgjedhjet e djeshme në Bullgari. Por, fitorja nuk i jep komoditetin për të formuar qeveri.

Partia e tij, sipas rezultateve të para, GERB ka marrë 25-26% të votave, kurse në përbërjen e re parlamentare, sipas projektimeve të para, do të hyjnë 6-7 parti politike.

Kjo sipas Borisovit, do të mundësojë zgjerim të Qeverisë, prandaj ai ka dalë me ofertën për qeveri ekspertësh.

“Dëgjoj se ata me 4%, 5%, 9% do të bëjnë diçka anti-GERB apo anti-Borisov. Urime, bëni, por vetëm kujtoni se çfarë u shërbye në Kabinet,… Unë ju ofroj qetësi. Propozoj t’i vendosim ekspertët, njerëzit, të ndërmarrim përgjegjësi dhe të investojmë përpjekje maksimale, që Bullgaria të dalë nga pandemia”, tha Borisovi.

Borisovi nuk pajtohet me idenë e partive, ku garohet për të treguar se kush është më i madh se tjetri, pasi siç tha, “Evropa na sheh”./TV21