Sara Hoxha pa komplekse, tregon kilogramët e tepërt pas lindjes

Dhe, Sara Hoxha ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram derisa ka venë në fokus format trupore, shkruan lajmi.net.

“Kofshë të trasha durim i hollë”, ka shkruar  në mbishkrimin e fotografisë.

Sara shihet e veshur me veshje ngjyrë të gjelbër të mbyllur teksa i dallohen shumë lehtë kilogramët e tepërt dhe barku paksa i fryrë.

Ndryshe, ditë më parë nëna e një vajze ka treguar se ka shtuar peshë dhe tashmë ka nisur edhe palestrën për të hequr kilogramët.

Theksojmë se, Sara po e shijon çdo ditë epitetin nënë, momente të shumta po i ndanë edhe në rrjetet e saj sociale duke mos munguar edhe imazhe të vajzës./Lajmi.net/