Borell në Sarajevë: Kushdo që përpiqet për destabilizim duhet ta dijë se ushtarët evropianë janë këtu

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, mbërriti në Bosnjë Hercegovinë (BH).

Në Sarajevë, Borell vizitoi trupat evropiane të dislokuara në misionin “Altea” në BH, të cilave iu bashkua kohët e fundit nga një forcë shtesë prej 500 anëtarësh të EUFOR-it.

Borell gjatë ditës duhet të takohet edhe me përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile.

Një zyrtar i lartë evropian po përfundon një mini-turne ballkanike me një vizitë në BiH.

Raport i Boris Gagic (Burim: Al Jazeera)