Bombardimet nuk ndalen, rusët i afrohen qendrës së Kievit

Rusët po i afrohen qendrës së Kievit. Bombardimet e kryeqytetit duket se po bëhen më intensive dhe forcat ruse po afrohen më pranë qendrës, duke synuar dje apartamente, një stacion nëntokësor dhe vende të tjera civile.

Në një fjalim gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se breshëritë goditën katër ndërtesa shumëkatëshe dhe vranë dhjetëra persona.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se ndërsa forcat ruse po përdorin raketa me rreze të gjatë për të goditur Kievin, forcat e tyre tokësore kanë bërë pak ose aspak përparim në të gjithë vendin. Sot jemi në ditën e 21 të luftës. /abcnews.al